Australia ndryshon himnin

01 janar 2021 | 14:14

Australia ka ndryshuar një fjalë në himnin e saj kombëtar për të pasqyruar atë që kryeministri i vendit Morrison e quajti “fryma e unitetit” , në lidhje me popullsinë indigjene të vendit.

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi se rreshti i dytë i himnit, është ndryshuar nga “ne jemi të rinj dhe të lirë” në “ne jemi një dhe i lirë”.

Ky ndryshim hyri në fuqi këtë të premte, në ditën e parë të vitit 2021.

“Është koha për të siguruar që ky unitet i madh të pasqyrohet më shumë në himnin tonë kombëtar,” ka deklaruar Morrison, duke shtuar se Australia ishte “kombi më i suksesshëm multikulturor në Tokë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi ishte rrëzuar…