Australia nxjerr ushtrinë në rrugë, kjo është arsyeja

30 korrik 2021 | 12:09

Australia ka vendosur të nxjerrë ushtrinë për të zbatuar masat kufizuese që janë vendosur për shkak të përhapjes së variantit Delta të Covid-19.

BBC raporton se ushtria do të dalë në Sidnei për të mbikëqyrur zbatimin e masave. Në qytetin prej 5 milionë banorësh, qytetarët janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi në kuadër të masave të reja shtrënguese nga përhapja e variantit Delta.

Në 5 javët e fundit, Australia ka raportuar numër të lartë të të infektuarve. Akoma më të rrepta janë kufizimet në periferi të Sidneit, duke përfshirë testimin e detyrueshëm dhe vendosjen e maskës në rrugë dhe ambiente të tjera.

Duke filluar nga dita e hënë, rreth 300 personel i ushtrisë do t’u bashkohen forcave të policisë për të monitoruar qytetarët në zbatimin e rregullave, si dhe për t’u siguruar që personat e infektuar qëndrojnë të izoluar në shtëpi. /tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka qenë radha e Manuela Delilajt për të konkurruar…