Përfundon aventura e Manuela Delilajt në Lojërat Olimpike

30 korrik 2021 | 12:00

Sot ka qenë radha e Manuela Delilajt për të konkurruar për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios.

55-vjeçarja shqiptare mbylli aventurën e saj olimpike në qitje. Në ditën e dytë ajo garoi në 25 m shpejtësi,rezultat ky që i bashkohet edhe pikëve të grumbulluara dje në garën e precizonit duke rezultuar në totalin prej 556 pikëve, që e rendisin në vendin e 44-t.

Për fat të keq Manuela, ka edhe një lëndim në parakrahun e djathtë ( krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.

“Gjithsesi ky është një rezultat i mirë duke pasur parasysh që prej afro 1 vit e gjysmë, poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë. I urojmë Manueles suksese në gara të tjera”, ka shkruar KOKSH-i në faqen zyrtare në lidhje me garimin e Delilajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji "Biznesi" ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve në…