Australia regjistron numrin më të ulët të rasteve me virus

20 shtator 2020 | 21:43

Australia pritet të vendosë rekord të numrit më të ulët të rasteve të konfirmuara në tre muajt e fundit.

Deri më tani janë raportuar vetëm 18 raste të reja. Shteti i Victorias – epiqendër e përhapjes së virusit në Australi – ka regjistruar 14 raste të reja të dielën, krahasuar me 21 sa u raportuan të shtunën.

Shifra kaq të ulëta për herë të fundit janë raportuar më 23 qershor. Melbourne, kryeqyteti i Victorias, është izoluar tash e disa javë dhe ka mbajtur orë policore gjatë mbrëmjeve. Mirëpo masat janë thyer nga qindra njerëz që në javët e fundit kanë protestuar kundër izolimit.

Ndërkaq autoritetet kanë mbrojtur vendimin e tyre, duke u arsyetuar me ngritjen e rasteve të reja në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje jo e vogël po zhvillohet në gjirin e…