Austria dënon ashpër sulmet në Zveçan dhe Zubin Potok

26 shtator 2021 | 13:51

Austria ka dënuar incidentet e djeshme në veri të shkaktuara nga huliganët serbët, ku janë djegur qendrat e regjistrimit në Zveçan dhe Zubin Potok.

Ministria e Jashtme austriake në një reagim në faqen zyrtare në “Twitter”, ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në dialog dhe jo në dhunë.

Ky shtet mik i Kosovës u ka bërë thirrje po ashtu palëve që të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënuese.

“Ne i dënojmë  incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE”, është thënë në këtë reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se…