Austria kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE. Nisin mosmarrveshjet brenda unionit

24 prill 2022 | 18:30

Nisin mosmarrveshjet brenda unionit për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg deklaroi se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendësh, por duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet mes BE-së dhe Ukrainës.

Ukraina nga ana tjetër i ka quajtur komentet “strategjikisht dritëshkurtër”.

Kujtojmë se në momentet e para të nisjes së luftës në Ukrainë, BE-ja ishte më e unifikuar për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për t’u anëtarësuar me procedurë të shpejtuar në Bashkimin Evropian, por duket se qëndrimet kanë filluar të diversifikohen me kalimin e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried…