Autobusi me serbë ia mësyn Kosovës dy ditë pas litrugjisë, nuk i lejohet ta kalojë kufirin

12 qershor 2021 | 11:51

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter” ka shpërndarë një lajm të mediumit shtetëror të Serbisë, RTS, në të cilin thuhet se një grup besimtarësh nga Serbia, që ia kishin mësyrë Kosovës për t’i vizituar manastiret, janë kthyer prapa.

Sipas kësaj dioqeze, Policia e Kosovës nuk e ka miratuar hyrjen e tyre në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sava Janjiq, i cili thotë se kthimi mbrapa i autobusit me pelegrinë ortodoksë serbë është një shkelje serioze e lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes, shkruan express.

Tutje, thuhet se vendimi për të mos e lejuar hyrjen në Kosovë është edhe shkelje e Marrëveshjes së Brukselit.

“Një autobus me pelegrinë ortodoksë serbë, që kishte planifikuar t’i vizitojë vendet e shenjta në Kosovë, është kthyer prapa nga policia kufitare pa një arsye valide. Një shkelje serioze e të drejtave dhe lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes, që është kundër marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit.

E gjithë kjo po ndodh vetëm dy ditë pas liturgjisë së mbajtur në kishën brenda kampusit të UP-së, ngjarje që nxiti shumë debat dhe protestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Begzad Baliu Nail Draga, Masakra e Tivarit (Gjenocid kundër…