Autobusi nga Kosova aksidentohet në Kroaci, kompania thotë se s’ka të lënduar

24 janar 2024 | 20:43

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë vazhduar udhëtimin me një autobus tjetër.

“Sqarim për familjet e pasagjereve dhe opinionin publik: Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosovë-Gjermani në shtetin e Kroacisë, eshte përfshirë në një aksident në Split. Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime. Pasagjeret kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër. Sqarimi i rrethanave të aksidentit i përket autoriteteve përkatëse”, kanë thënë nga kompania për teve1.info.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djamel Belmadi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të…