Autobusi përmbyset në mes të rrugës në Tiranë, 7 të plagosur

26 mars 2023 | 18:51

Tiranë- Bëhet fjalë për një autobus të një linjës së Lundërs, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit.

Fillimisht është përplasur me dy mjete të parkuara të cilat ndodheshin pranë rrugës.

Nga përplasja ka devijuar dhe është përmbysur.

Prej më shumë se 1 ore ishte bllokuar dhe ky aks rrugor, por falë ndërhyjes së efektivëve të policisë, një segment i kësaj rruge është duke funksionuar.

Drejtuesi i mjetit e ka humbur kontrollin e mjetit.

Ende nuk ka një konkluzion përfundimtar, por nga dyshimet paraprake, mund të mos ketë funksionuar si duhet sistemi i frenimit.

Shtatë perspona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.

Video

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve që…