Autogol i çuditshëm në Argjentinë (Video)

29 nëntor 2020 | 12:29

River Plate ka fituar në ndeshjen e Kupës Diego Maradona në orët e para të ditës së sotme me rezultatin 0-2. Në këtë përballje u shënuar një autogol që po bën xhiron e internetit.

Pas dhjetë minutash lojë, Robert Rojas i skuadrës vendase e zhbllokoi ndeshjen pas një krosimi në zonë, kurse në të dytën Damian Martinez shënoi në portën e tij.

Në duel me njërin prej lojtarëve të River Plate, ai e goditi topin drejt e në portë në vend që ta nxirrte jashtë.

Kur shikon pamjet fillimisht mendon se ai që goditi topin ishte sulmuesi dhe duhet të niste festën, por më pas kupton që kemi të bëjmë me autogol.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur…