Autopsia zbardh shkaqet e vdekjes së Hulk Hogan, luftëtari vuante nga leukemia

01 gusht 2025 | 13:21

Mediat amerikane kanë siguruar raportin e autopsisë së legjendës së wrestlingut Hulk Hogan, pas vdekjes së tij në moshën 71-vjeçare. Hulk Hogan ndërroi jetë mëngjesin e 24 korrikut. Shërbimet e emergjencës u dërguan në banesën e tij në Clearwater, Florida, ku u përpoqën ta rikthenin në jetë, por u shpall i vdekur në spitalin “Morton Plant”.

Sipas Qendrës së Shkencave Forenzike të Qarkut Pinellas, shkaku zyrtar i vdekjes së Hogan, i cili kishte histori me fibrilacion atrial, ishte një infarkt akut i miokardit. Raporti i autopsisë gjithashtu zbuloi se legjenda e WWE kishte pasur edhe histori me leucemi. Fibrilacioni atrial dhe leucemia përmenden si faktorë kontribues në humbjen e jetës së Hogan, që u klasifikua si vdekje natyrale.  Eileen Reslen raporton se nuk kishte asnjë informacion publik që Hulk Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Bollea, kishte vuajtur më parë nga kanceri.

Brooke Hogan, vajza e legjendës së WWE, publikoi një mesazh duke ndarë momentet e fundit me babanë e saj. Ajo nënvizoi se “nuk pati luftë të madhe, as dramë. Vetëm biseda private dhe emocionale, që bota nuk do t’i dëgjojë kurrë. I ofrova mbështetje. I kërkova të pushonte, por ai zgjodhi një rrugë që rrënoi shpirtin e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se…