Hajdari thotë se nuk është mbrojtur në heshtje gjatë intervistimit në Prokurorinë Speciale

01 gusht 2025 | 13:20

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se gjatë intervistimit të saj të djeshëm në Prokurorinë Speciale nuk është mbrojtur në heshtje. Hajdari ka thënë se kjo vërtetohet edhe nga procesverbali i datës 31 korrik.

“Po, unë i kam kuptuar të drejtat e mia dhe dëshiroj të përgjigjem në pyetjet e prokurorëve në kushtet ligjore sipas ligjeve në fuqi lidhur me rezervat shtetërore të mallrave”, citohet të ketë thënë Hajdari para prokurorëve.

Sipas saj, kjo dëshmon se s’ka kërkuar të mbrohet në heshtje.

“Kjo dëshmi shkresore është fakt i pakundërshtueshëm se nuk kam kërkuar të mbrohem në heshtje, por kam insistuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit të procedurës për një çështje të klasifikuar si sekret shtetëror – një kërkesë legjitime për çdo zyrtar publik. Çdo insinuatë ndryshe është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik”, ka shkruar Hajdari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka thënë se kompromisi është…