Autori i emisionit “Ich bin Albaner” reagon pasi një televizion ia ndali transmetimin pa asnjë paralajmërim

12 dhjetor 2021 | 17:19

Autori i emisionit “Ich bin Albaner”, Kreshnik Ibrahimi ka njoftuar se pas tri vitesh të transmetimit në televizion të këtij emisioni, tashmë ky emision nuk do të transmetohet në televizion.

Ai ka thënë se një nga televizionet në Kosovë, ia hoqën transmetimin pa asnjë paralajmërim.

Aktori Ibrahimi thënë se është krenar për projektin më të ndjekur në histori të diasporës shqiptare dhe kjo e motivon edhe më tepër në rrugëtimin e tij artistik.

“Pavarësisht që ndjehem i tradhtuar nga mediumet e Kosovës të cilat të vetmit emision të mirëfillte të Diasporës i kanë mbyllur derën…unë do vazhdoj çdo dit dhe më shumë të krijoj këtë emision akoma dhe me cilësi, akoma dhe më tepër dashuri për diasporën”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tutje, aktori Ibrahimi thotë se televizionet mund të ndalojnë së transmetuari këtë emision, por kurrë nuk do të mund t’i ndalin miliona shikues të këtij emisioni, dhe se nuk mund ta ndalojnë dashurinë e tij për artin.

“Tashme videot e emisionit tone do transmetohen vetëm në faqen time dhe në kanalin tone zyrtar ne YouTube Ich bin Albaner”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se ky emision është transmetuar për tre sezone në RTV Dukagjini, T7 dhe së fundi në ATV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar iniciativës organizative…