Autoritetet amerikane thonë se agjencitë ruse kanë filluar fushatë kundër vaksinës së Pfizerit

07 mars 2021 | 21:22

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime se agjencitë ruse të inteligjencës kanë nisur një fushatë për ta vënë në dyshim besimin mbi kompanitë që kanë shpikur vaksinat kundër koronavirusit. Kjo thuhet se po bëhet përmes internetit ku në muajt e fundit janë publikuar artikuj që vë në pikëpyetje efektshmërinë e vaksinave.

Nga Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit që monitoron tentimet e huaja për dezinformim, janë identifikuar katër publikime që thuhet se kanë ardhur nga Rusia. Uebsajtet u përdorën për të dezinformuar publikun dhe për të krijuar dyshime ndaj vaksinave. Kjo thuhet se ishte bërë kryesisht ndaj Pfizerit, shkruan thewallstreetjournal.

“Mund të themi se këto pika janë të lidhura drejtpërdrejt me shërbimet e inteligjencës ruse. Ato(lajmet e rrejshme) janë të gjitha në pronësi të huaja, me qendër jashtë SHBA-së”, thuhet nga Qendra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermarketet gjermane kanë filluar të shesin teste të shpejta për…