Autoritetet e Republikës së Kosovës miratojnë vizitën e Vuçiqit

06 shtator 2018 | 15:00

Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë.

Lajmin për “Radion Evropa e Lirë” e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka thëën se leja për vizitë të Vuçiqit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Presidenti serb, Vuçiq pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit.

Vizita e tij në Kosovë do të vijë vetëm një ditë, pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita,…