Autoritetet ukrainase: Shtatë të vrarë pranë Harkivit

15 prill 16:03

Së paku shtatë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj autobusëve me civilë në fshatin ukrainas, Borovaya, pranë qytetit verilindor Harkiv, ka thënë një zëdhënës i zyrës së prokurorit rajonal, raporton “AP”.

Agjencitë ukrainase të sigurisë po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sulmit, ka thënë Dmitry Çubenko.

Ai ka shtuar se hetuesit po përcaktojnë gjithashtu rrugët dhe destinacionin e automjeteve që transportojnë civilë, përmes territorit të kontrolluar nga Rusia rreth Borovayas.

Prokuroria ka deklaruar se kishte nisur procedimin penal në lidhje me dyshimin për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, e kombinuar me vrasje me paramendim”.

Pretendimet e autoriteteve ukrainase nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt e deri më 13 prill, janë vrarë të paktën 1 964 civilë. Zyra beson se numri i të vrarëve është shumë më i lartë, sepse informacionet nga disa zona vonohen për shkak të armiqësive dhe raporte të tjera janë duke pritur që të verifikohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka njoftuar se Juan Cuadrado ka vazhduar kontratën me…