Autoriteti i Konkurrencës evidenton shkelje me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit

07 prill 2020 | 14:27

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) është mobilizuar për të garantuar që sjellja e operatorëve tregtarë të jetë në kuadër të rregullave dhe ligjeve në fuqi në këtë kohë pandemie.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrenës (AKK) ka bërë monitorimin e tregut dhe ka evidentuar dyshime për shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor. AKK-ja do të bëjë hetime të detajuara lidhur me këto dyshime dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj të gjithë operatorëve që kanë kryer sjellje anti-konkurruese”, ka njoftuar AKK-ja.

Ditëve të fundit, AKK-ja ka theksuar se ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese për qytetarët dhe sektorin e biznesit lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e rregullave të konkurrencës në treg.

“Ne ftojmë qytetarët, mediat dhe të gjithë që të adresojnë dyshimet për shkelje të konkurrencës tek AKK dhe u bëjmë thirrje të gjithë operatorëve tregtarë që të mos përfitojnë nga kjo krizë”, ka njoftuar AKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…