Mustafa i uron shërim të shpejt kryeministrit britanik, thotë se bota ka nevojë për të

07 prill 2020 | 14:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është duke u përballur me koronavirusin.

Me këtë rast, Mustafa i ka uruar shërim të shpejt kryeministrit britanik, duke thënë se bota ka nevojë për udhëheqës karizmatik sikurse Johnsoni.

“E përjetojmë me shqetësim gjendjen shëndetësore të mikut tanë, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të prekur nga Covid -19. Uroj që sa më shpejtë të shërohet dhe të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij dhe vendin mik të Kosovës. Bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik, me plot energji pozitive dhe forcë!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

\

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i OBSH-së i ka konsideruar raciste dhe të turpshme…