Autoshkollat kërkojnë rifillimin e punës

04 qershor 2020 | 11:48

Dhjetëra instruktorë e pronarë të Autoshkollave kanë protestuar sot para objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Janë rreth 300 auto-shkolla në Kosovë, të cilat ka tash e më shumë se dy muaj që nuk kanë ushtruar veprimtaritë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata kanë thënë se janë duke u neglizhuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndonëse as në fazën e tretë të lehtësimit të masave nuk është duke iu lejuar të punojnë dhe për këtë kanë tëhu se kanë pasur humbje të madhe.

Kryetari i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, ka thënë se janë neglizhuar nga Ministria e Infrastrukturës, në përfshirjen e kësaj veprimtarie në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër Covid-19.

Për këtë, ai ka thënë se kanë dërguar disa shkresa në ministri, por që të njëjtit nuk u janë përgjigjur.

Cakolli ka thënë se është një numër i madh i kandidatëve të cilët kanë aplikuar më 8 mars për patentë-shoferit, por që ende nuk kanë filluar as me mbajtjen e orëve teorike. Ndër të tjera ai tha se janë duke paguar poligon, derisa nuk e paguajnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata Shqiptare e…