AUV kërkon masa të biosigurisë në fermat e derrave

26 mars 2024 | 13:13

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kërkuar që të ngritën masat e biosigurisë në fermat e derrave.

Kjo kërkesë vjen pas lajmërimeve për shpërthime të sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit ne shtetet përreth.

“Duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara në WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e kafshëve), ka lajmërime për shpërthime të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit në shtetet përreth, në Shqipëri dhe Mal të Zi tek popullata e derrave të egër. Së fundmi janë prekur fermat e derrave të butë në shtetin e Serbisë ne afërsi me kufirin e Kosovës. Andaj urdhërohen të gjithë fermerët mbajtës të derrave që të ngritin nivelin e biosigurisë (masat vetëmbrojtëse) në fermat e tyre. Duke aktivizuar barrierat me dezinfektues dhe kufizim të hyrje daljeve në ferma. Përmes së cilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonominë e shtetit”, është thënë në njoftimin e AUV-së.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ngritjen e nivelit të gatishmërisë për institucionet relevante lokale dhe qendrore siç janë komunat, MBPZHR, APK, Federata e Gjuetarëve të Kosovës me shoqatat e tyre në nivel vendi, për marrjen e masave të nevojshme për rastet e dyshimta nga tereni.

“Secili qytetarë e në veçanti fermerë duhet të lajmëroj nëse sheh ndonjë derr të ngordhur apo nëse ka dyshime në sëmundje tek ferma. Zyrat regjionale te AUV-se do të pajisen dhe shpërndajnë materialin informues (postera, broshura) tek fermerët me këshilla të qarta profesionale për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje”, ka njoftuar AUV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare në të gjithë kufijtë…