Avdijaj mund të transferohet në Portugali

26 maj 2020 | 12:28

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, mund të transferohet në Portugali. Braga është duke shprehur interesim për Avdijajn, shkruan “A Bola”.

Momentalisht Avdijaj është pjesë e klubit skocez, Hearts, ku ishte transferuar nga Trabzonspori gjatë dimrit.

Ai është paraqitur vetëm 3 herë në ligën skoceze këtë edicion.

Pas mbylljes së edicionit në Skoci për shkak të koronavirusit, Heartsi ka rënë nga liga për shkak se zë vendin e fundit në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi ka firmosur urdhëresën…