
Avdijaj rikthehet në Holandë
13 nëntor 2020
| 13:25
Donis Avdijaj është rikthyer sërish në Holandë. Futbollisti nga Kosova, pas përvojave me Trabzonsporin dhe Heartsin, ka firmosur për skuadrën e Emmenit deri në fund të sezonit.
Kampionati holandez është i njohur për 24-vjeçarin, pasi në të kaluarën ka luajtur për Rodan dhe Willem 2. Shqiptari, po ashtu, ka qenë pjesë e Schalke 04.
(Epoka e re)