
Avdyli: PDK-ja s’e ka lluks të na caktojë emrin e kryeparlamentarit
Deputeti nga radhët e koalicioni LVV-Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Avdyli tha se PDK-ja nuk mund t’ua caktojë atyre emrin e kryeparlamentarit.
“Nuk e kanë atë lluks që PDK-ja të na caktojë emrin e kryeparlamentarit. Ne i ftojmë për dialog, ne i ftojmë për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe të krijimit të institucioneve”, deklaroi Avdyli.
Ai theksoi se për Qeveri nuk e kanë ndërmend të kërkojnë përkrahje nga opozita.
Kjo është seanca e tretë konstituive pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në seancën e kaluara dështuan për t’i marrë votat, Albulena Haxhiu, Donika Gërballa dhe Hekuran Murati.
Mbetet të shihet se kush do të propozohet sot dhe nëse do të arrijë t’i marrë votat.