Osmani në Forumin Alpbach: Kosova kontribuese për paqe e siguri

24 gusht 2025 | 10:40

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku është takuar me të rinj e të reja nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Ajo e ka cilësuar këtë përvojë si “gjithnjë frymëzuese”, duke vlerësuar energjinë dhe vizionin e pjesëmarrësve të rinj.

“Gjithnjë frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë”.

“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një Tesla Model S ishte e parkuar për gjashtë muaj…