‘Avengers: Endgame’ tejkalon fitimet e filmit ‘Avatar’

22 korrik 2019 | 17:05

Kryesimi 10-vjeçar i filmit “Avatar” në listën e filmave me fitimet më të mëdha tashmë ka marrë fund.

Ditën e diel, fitimet e filmit me superheronj, “Avengers: Endgame”, kanë arritur në 2.7902 miliardë dollarë, në krahasim me filmin e regjisorit James Cameron, që ka arkëtuar, 2.7897 miliardë dollarë, e që deri më tani ka qenë i pari në listë.

Shefi i kompanisë, “Marvel”, Kevin Feige ka mirëpritur arritjet e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara.

Në një ceremoni të mbajtur në San Diego, ‘Marvel’-i ka bërë me dije se do të realizojë edhe 10 filma tjerë me superheronj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) janë pritur…