OAK-u njofton drejtorin e AKP-së me problemet që kanë bizneset në raport me objektet dhe pronat

22 korrik 2019 | 17:02

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) janë pritur të hënën në takim nga drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, ka përgëzuar Valon Tolaj për pozitën e tij të re dhe e ka njoftuat atë për problemet që po preokupojnë aktualisht bizneset në raport me objektet dhe pronat.

Krasniqi ka kërkuar nga drejtori i AKP-së të shikojë mundësitë për kohëzgjatjen e qirasë së objekteve ngase me rregullore të AKP-së biznesi ka të drejtë të huazojë objektin me qira vetëm për periudhën njëvjeçare, duke theksuar se kjo gjë po paraqet pengesë të madhe dhe pasiguri te bizneset.

Ai ka thënë se bizneset janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend, dhe në këtë drejtim ka kërkuar që të largohen barrierat ndaj tyre dhe jo të rëndohen më tepër.

Ndërkaq drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka falënderuar përfaqësuesit e OAK-së për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset.

Tolaj ka thënë se është duke bërë përpjekje për shtimin e afateve sa i përket kohëzgjatjes së kontratës të objekteve me qira, duke u krijuar lehtësira dhe siguri më të madhe bizneseve gjatë operimit të tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt ka bërë nëntë transferime në këtë afat…