Avioni bombardues rrëzohet mbi shtëpinë dykatëshe në Rusi | Video

23 tetor 2022 | 22:15

Një avion ushtarak është rrëzuan në një zonë të banuar në jug të Siberisë këtë të diel. Autoritetet ruse kanë konfirmuar lajmin, ndërsa bëhet e ditur se avioni ka qenë i tipit Sukhoi Su-30.

Ai ka rënë në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk. Guvernatori i rajonit, Igor Kobzev, konfirmoi se dy pilotët e avionit kishin ndërruar jetë, ndërsa për fat të mirë, asnjë banor i zonës nuk ishte lënduar nga kjo ngjarje.

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, avioni ishte në një fluturim testues, i cili ka shkuar keq. Ky është incidenti i dytë në 6 ditë. Të hënën e kaluar, një avion Sukhoi Su-34 u përplas në një bllok apartamentesh në qytetin Yeysk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në radhët e ushtrisë ukrainase luftojnë edhe shumë vullnetarë. Formacione…