Avokatët Gent dhe Blend Gjini angazhohen edhe për rastin e policit Amir Hoxha

12 shkurt 2022 | 18:17

Avokatët Gent dhe Blend Gjini janë angazhuar edhe për rastin e policit Amir Hoxha, duke ngrehur padi civile për vendimin e supendimit kundërligjor të tij.

“Të angazhuar ne avokatët për zyrtarin policor Amir Hoxha, për çështjen kundërligjore të suspendimit të tij. Ky suspendim është bërë jehonë e madhe në shoqërinë e Kosovës, vetëm nga një shprehje e mendimit të lirë, e një të drejte që i takon çdo qytetari”

“Edhe zyrtari policor ka të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, ku mendimi i lirë i tij ka qenë plotelësisht në frymën e reagimit si qytetar, pa pasur tendencën e dhënies së mendimit nga ndonjë konotacion politik apo diçka tjetër”, ka shkruar avokati Gent Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uashingtoni po tërheq pothuajse të gjithë ushtarët e tij të…