Avokati i Haradinajt ankohet për vështirësitë të komunikimit me klientin e tij

30 mars 2021 | 17:19

Ka nisur konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt.

Akuza ndaj tyre ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka kërkuar ndërhyrje të gjykatësit të procedurës paraprake Nicolas Guillou, në lidhje me qasjen tek klientët.

“Ne kemi vështirësi në marrjen e udhëzimeve. Të gjitha këto biseda që bëjmë bëhen nëpërmjet një xhami ndarës në mes. Duke pasur edhe kohë shumë të kufizuar, është e pamundur të kemi diskutime. Kërkojë nbdërhyrje nga gjykata të bisedojë me njësinë e paraburgimit, sepse në vizitën e fundit që i bëra z. Haradinaj nuk mund t’i jepja atij dokumentet përtej xhamit. Nuk është mënyra për të vazhduar punën me klientët tanë”, ka thënë Cadman.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Kosova, djemtë e luftës që vazhdojnë t’i thyejnë barrierat”, kushti…