Avokati i Kadri Veseli thotë se Nazim Bllaca ka vdekur

20 maj 2022 | 18:39

Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka zbuluar diçka të paditur deri sot.

Ai ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur. Nuk dihet nëse këtë e tha gabimisht, por dihet se si informatë u dha vetëm sot.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, tha Emmerson.

Nazim Bllaca ishte vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Ai ishte bërë veçanërisht i njohur në vitin 2009, kur publikisht, para mediave, kishte deklaruar se kishte kryer vrasje për llogari të kësaj organizate.

Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.

Në këtë cilësi, Nazim Bllaca u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar…