Avokati i Pique zbulon detaje nga marrëveshja mes futbollistit dhe Shakira-s

12 shkurt 2023 | 13:55

Situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke vazhduar të diskutohet në mbarë botën pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme.

Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më me njëri-tjetrin pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me një grua tjetër të quajtur Clara Chia Marti. Të gjithë e dimë se si është zhvilluar e gjithë historia, por ka informacione të reja për betejën e tyre ligjore që askush nuk e dinte. Një avokat me emrin Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes, ai foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.

Sipas tij, beteja ligjore zgjati 7 muaj dhe me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022. Shakira ka dy fëmijë me Pique: Milan, 10 dhe Sasha, 8. Ata janë mu në mes të një beteje ligjore që ka përfshirë në një skandal edhe prindërit e Gerard Pique. Në hitin e regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend se si Pique e la atë me prindërit e tij si fqinjë. Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme që këngëtarja kishte me vjehrrit e saj.

Situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke vazhduar të diskutohet në mbarë botën pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme.

Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më me njëri-tjetrin pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me një grua tjetër të quajtur Clara Chia Marti. Të gjithë e dimë se si është zhvilluar e gjithë historia, por ka informacione të reja për betejën e tyre ligjore që askush nuk e dinte. Një avokat me emrin Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes, ai foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.

Sipas tij, beteja ligjore zgjati 7 muaj dhe me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022. Shakira ka dy fëmijë me Pique: Milan, 10 dhe Sasha, 8. Ata janë mu në mes të një beteje ligjore që ka përfshirë në një skandal edhe prindërit e Gerard Pique. Në hitin e regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend se si Pique e la atë me prindërit e tij si fqinjë. Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme që këngëtarja kishte me vjehrrit e saj. /Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe po synojnë të rinjtë…