Avokati i Thaçit e njofton trupin gjykues me krimet serbe në Kosovë

04 prill 2023 | 10:23

Avokati i ish-presidentit Thaci, Gregory Kehoe, në hapjen e seancës ka njoftuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale me krimet serbe në Kosovë.

Sipas tij, represioni, krimet serbe, brutaliteti i ofensivave ka krijuar natyrshëm ndjenjën e hakmarrjes te qytetarët e Kosovës.

“Në shkurt dhe mars 1998, forcat serbe sulmuan një sërë fshatrash të shqiptarëve të Kosovës që çuan në vrasjen e shumë civilëve. Më 5 mars 1998 u vra edhe familja Jashari, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë, duke përfshirë 18 gra dhe 10 fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Më 23 prill 1998, në Deçan dhe Gjakovë, forcat serbe vranë 20 shqiptarë.

Në gjashtë muaj, rreth 300 fshatra u shkatërruan me mbi 250,000 njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Këto sulme u shoqëruan me operacione ushtarake kundër UÇK-së nga Ushtria Jugosllave dhe policia serbe, nga pranvera e vitit 1998, duke u rritur në intensitet gjatë verës deri në tetor 1998”, ka thënë Kehoe.

Ai ka lëshuar edhe disa xhirime të maskrës së Reçakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim…