PS-ja mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
10 nëntor 2026
| 11:50
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.
Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja teksa raporton se mbledhja do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Gjithashtu bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00.
Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Një vëmendje e madhe është te gara e Bashkisë së Tiranës ku pritet që kryeministri shqiptar Edi Rama të ndajë kandidatin për zgjedhjet.



