Avokati i Thaçit: Ky njeri sakrifikoi gjithçka, shpresojmë të sjellim lirimin e tij

31 mars 2023 | 15:32

Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Pak ditë para nisjes së gjyqit, për “Reuters” ka folur avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, i cili ka thënë se Thaqi ka sakrifikuar gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë.

“Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij”, tha ai për Reuters.

Krerët e UÇK-së janë që më shumë se dy vite në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës, pasi po përballen me 10 akuza për krime lufte.

Që nga ngritja e aktakuzës, Thaqit dhe të akuzuarve të tjerë u janë refuzuar secila kërkesë për mbrojtje në liri.

Të dielën në Prishtinë do të ketë marsh në përkrahje të krerëve të UÇK-së, teksa një i tillë është organizuar edhe në ditën që nis gjykimi në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lothar Matthaus ka ndryshuar sërish pllakën e qëndrimit rreth fituesit…