Avokati i Thaçit: Prokuroria s’e ka vërtetuar se deklarata publike e UÇK-së ka pasur ndikim
16 shkurt 2026
| 13:58
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka argumentuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka mundur ta vërtetojë se deklaratat e UÇK-së i ka nxitur njerëzit apo individët të kryejnë krime në Kosovë.
I pyetur nga gjykatësi për deklaratën e tij se prokuroria nuk ka provuar asnjë lidhje me deklaratave publike të UÇK-së dhe krimeve të pretenduar në aktakuzë, Mishetiq ka thënë: “Po themi që duhet të vërtetojnë diçka, që deklaratat janë përkthyer në efekt, kanë pasur ndikim, të paktën për ndonjë nga krimet e përmendura në aktakuzë. Përndryshe po flasim teorikisht”.



