Avokati i Thaçit, prokurorisë: Pse e keni bërë aktakuzën kur vetëm ankoheni?

19 maj 2021 | 12:56

Avokati i ish-presidentit  Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë së Specializuar në Hagë në lidhje me nxjerrjen e materialeve në lidhje me çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Prosper në seancën e sotme gjyqësore ka thënë se kjo sjellje e prokurorisë është tallje, dhe se dokumentet, sipas  avokatët janë duke i marrë “copë-copë”.

Më tutje, Prosper ka theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pasur pesë vjet kohë në hetimet e saja dhe gjen kohë për t’u ankuar.

Në këtë kontekst, ai ka pyetur prokurorinë se pse është duke u ankuar për prioritizime dhe çështje tjera.

“Duhet të kuptojmë se si ky informacion që marrim përputhet. Kjo na sjellë talljen më të madhe të përgjithshme, por nuk dua të testoj durimin tuaj. Ne po i marrim dokumentet një nga një copë – copë. ZPS-ja ka që pesë vite që punon, dhe tani nuk janë gati, ankohen për prioritizime. Pyetja ime është: Pse e bëtë atëherë aktakuzën? Jemi në një fazë kur klientët tanë kanë humbur lirinë. Kjo shkel edhe të drejtat e njeriut. Duhet rregulluar menjëherë”, ka thënë avokati i Thaçit.

Ky qëndrim i avokatit të Thaçit është përkrahur edhe nga avokatët e të akuzuarve të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca…