Avokati Kastriot Feka: Drejtësia ka fituar, Gjykata Supreme përkrah kërkesat e policisë për pagën e 13-të, shpërblimin jubilar dhe kualifikimin shkollor

20 tetor 2023 | 16:01

Avokati i njohur Kastriot Feka ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për policinë e Kosovës, e cila po na bën krenar të gjithëve me punën e saj.

Avokati Feka, avokat i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka njoftuar se drejtësia po fiton dhe se të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës janë njohur.

Ai ka treguar se Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat tona të kohëve të fundit.

Këto të drejta të njohura përfshijnë pagën e 13-të për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022, shpërblimin jubilar për vitet e njëjta, si dhe shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor.

Postimi i plotë i avokatit Feka:

Me një dritë optimizmi dhe krenarie, dëshirojmë t’ju njoftojmë se drejtësia ka fituar dhe të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës janë njohur. Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat tona të kohëve të fundit.

Në respekt të punës dhe angazhimit të palodhshëm të policëve, po ju kompensohen të drejtat që ju takojnë, duke përfshirë:

Paga e 13-të për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022 ✅

Shpërblimi jubilar për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022 ✅

Shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022 ✅

Ne ju falënderojmë që keni pasur besim në punën tonë dhe për bashkëpunimin tuaj të vyer. Po ashtu, duam të shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës për durimin dhe angazhimin e tyre.

Ky sukses është një kujtesë për punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim drejt drejtësisë. ???

#AvokatKastriotFeka #AvokatBesimParduzi #EgzonPllana #AlbanaDibrani #FluturaSelimi #ilirkrasniqi

#DrejtesiaFiton #PoliciaeKosovës ??”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës u rritën për të tretën herë radhazi…