Avokati Kehoe: Thaçi nuk kishte mundësi t’i parandalonte apo ndëshkonte krimet

04 prill 2023 | 10:52

Avokati Gregory Kehoe ka mbështetur pretendimin e tij se Hashim Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalohet apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës.

Ai ka thënë se Thaçi dhe Azem Syla, që atëbotë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së ishin në Rambuje, kur Syla ishte shkarkuar dhe zëvendësuar me Sylejman Selimin.

“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, ka thënë ai në paraqitjen e fjalës hyrëse të procesit gjyqësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se Qeveria…