Avokati mohon pjesëmarrjen e Pjetër Shalës në Brigadën 128 dhe ekzistencën e fabrikës në Kukës

22 shkurt 2023 | 12:47

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

Avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen, në seancën gjyqësore të së mërkurës ka dhënë detaje  për angazhimin e klientit të tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gilissen ka thënë se Pjetër Shala nuk ka qenë pjesëtar i Brigadës 128, e cila lidhet me fabrikën joekzistente në Kukës.

“Dje pamë prezantime ‘3D’ të ndërtesës së burgut, ju uroj për këto imazhe. Por, për një person që nuk e ka vizituar asnjëherë fabrikën dhe nuk u paraqit këtu, se si ishin pamjet brenda kësaj ndërtese. Do të donim ta shihnim se si duken këto dhoma ose salla të famshme dhe të shohim planimetrinë e tyre siç kanë qenë”, ka thënë fillimisht Gilissen.

Ai ka theksuar se ka vërejtur dallime dhe ndryshime në deklaratat e personave që kanë qenë në ndërtesën e fabrikës.

Avokati ka përsëritur se Pjetër Shala ka marrë vesh për këtë fabrikë për herë të parë në akuzën kundër tij.

“Shpresojmë të shohim versionin dhe vlerësimin e për një pretendim të ekzistencës të një burgu, të cilin Shala nuk e kishte ditur se ekzistonte deri në momentin kur akuzua, e lëre më të marrë në pyetje persona e as torturuar në këtë fabrikë”.

“Në të gjitha këto pika, pjesa më madhe e personave që ka intervistuar Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ata kanë deklaruar se kanë kaluar kohë në brigadë dhe në fabrikë, kurse ata që nuk i ka ftuar, kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në këto akuza dhe mohojnë që e njohin ose që e kanë parë Shalën në këto ambiente. Ata që nuk u ftuan si dëshmitarë, paraprakisht kanë konfirmuar se Shala nuk ka qenë pjesëtar i kësaj brigade”, ka thënë Gilissen.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, i cili është duke u akuzuar për drejtimin e një burgu të improvizuar ku supozohet se janë keqtrajtuar njerëz dhe një është vra një person, në nisje të gjykimit ndaj tij në Hagë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.

“Nuk pranoj asgjë. Të gjitha janë të fabrikuara”, ka thënë Shala para Gjykatës Speciale, të martën më 21 shkurt.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i Hibernian, Ron Gordon, vdiq në moshën 68-vjeçare pasi…