Avokati: Shoferi nuk më tha se e kishte zënë gjumi

27 korrik 2021 | 13:18

Shoferit të autobusit që u aksidentua më 25 korrik në Kroaci, të martën iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njoftuan autoritetet kroate.

Masa e paraburgimit u shqiptua nën arsyetimin se ka rrezik që shoferi, 52-vjeçar, shtetas i Kosovës, mund të arratiset.

Gjykatësi i rastit, Mille Solldo ka theksuar për mediat se Kroacia dhe Kosova kanë marrëveshje bashkëpunimi për çështje penale, por kjo marrëveshje nuk parasheh ekstradimin e shtetasve kosovar dhe kjo është arsyeja pse është caktuar masa e paraburgimit.

“Procedurat do të zhvillohen në Kroaci. Por, sipas marrëveshjes midis Kosovës dhe Kroacisë, ekziston mundësia ligjore që procedura të zhvillohet edhe në Kosovë. Por, për këtë duhet pajtimi i të dyja shteteve. Mbrojtja mund ta kërkojë këtë, por propozimi për këtë çështje duhet të vijë nga shteti”, ka deklaruar ai, raporton Rel.

Gjykatësi Solldo ka shtuar se gjatë ditës po ashtu pritet që të merren në pyetje disa dëshmitarë.

Ndërkaq, zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq ka thënë se shoferi tani do të dërgohet në burg.

“Ai është deklaruar sot vetëm rreth paraburgimit dhe nuk dha asnjë dëshmi”, ka pohuar për gazetarët Kopuniq.

I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq ka thënë se ky konstatim erdhi nga mënyra në të cilën u krye, nga gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera.

Kopuniq konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë e detajuar e autobusit.

Shoferi do të mbrohet nga dy avokatë: Igor Cishper dhe Lubo Pavasoviq Viskoviq.

“Në asnjë moment ai nuk më tha se e ka zënë gjumi”, u tha Cishper gazetarëve.

Shoferi gjatë së hënës, para autoriteteve kroate u mbrojt në heshtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i madh në një park industrial në qytetin…