Axha i Glauk Konjufcës mbështet Dardan Krasniqin e AAK-së
Naim Konjufca, axha i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vendosur që në zgjedhjet e 28 dhjetorit ta mbështesë Dardan Krasniqin, kandidatin e AAK-së për deputet. Këtë e ka bërë të ditur vetë Konjufca përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Sot dua ta bëj publike mbështetjen time të plotë për mikun tim, Dardan Krasniqin, luftëtarin e tri luftërave dhe sot kandidat për deputet në listën e AAK-së, me numrin 78.”, shkruan Konjufca.
Në njoftimin e tij, ai shkruan:
Dardani e ka dëshmuar besnikërinë ndaj vendit e ndaj kombit në vijat e para të frontit, në Policinë e Kosovës dhe në institucionet e sigurisë. Zëri i tij në Kuvend do të jetë zëri i atyre që sakrifikuan për liri dhe jetë të dinjitetshme.
E mbështes Dardanin me gjithë zemër sepse është burrë i fjalës së dhënë, i punës së ndershme dhe i përballjes ballë për ballë me padrejtësitë. Dardani nuk është politikan i salloneve që përsërisin fjalë boshe, por luftëtar që punon pa u ndalur për të mirën e vendit. 🇽🇰🇦🇱
Të dashur miq,
Le ta mbështesim së bashku Dardanin, sepse ky nuk është thjesht votim për një emër, por për njeriun në vijën e parë të frontit dje dhe në ballë të vendimmarrjes nesër.
Le ta mbështesim pra Dardanin:
✅ Për të mirën e Kosovës. 🇽🇰
✅ Për sakrificën e gjeneratës së luftës.
✅ Për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
p.s. Nëse pajtoheni me këtë mesazh, ju inkurajoj ta shpërndani, për çka ju falenderoj paraprakisht.
#AAK 129
#DardanKrasniqi 78



