AZEM VLLASI NUK E NJEH KONTRIBUTIN E RAMIZ CERNICËS NË KUVENDIN E KOSOVËS NË PRIZREN MË 8 KORRIK 1945

23 korrik 2025 | 14:23


Ismet Sylejmani

Në emisionin PIKË në KTV me moderatorin Veton Surroi, ish politikani titist Azem Vllasi, në pjesën kur flet për Kuvendin e Kosovës në Prizren, nuk e përmendi rolin dhe kontributin historik të Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Historia e popullit shqiptar, i gjithë Kombi ynë, në çdo pjesë të Atdheut dhe jashtë Tij kundo nëpër botë, e njeh dhe e ka të regjistruar në memorien historike, rolin e madh kombëtar dhe kontributin prej përfaqësuesi të vërtetë e të mirëfillët të Heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren Ramiz Cernicës!

Nuk është për t’u quditur dhe as nuk ka vend për zhgënjim, se pse titisti Azem Vllasi nuk e njeh dhe nuk e respekton qendrimin heroik të përfaqësuesit më eminent të interesave të popullit të Kosovës Ramiz Cernicës, por është neveritëse kur e sheh se sa shumë mundohet për të krijuar përshtypjen se sa shumë i din gjërat, ndërkohë qëllimshëm e heshtë qëndrimin spektakular Ramiz Cernicës!

Flet për Konferencën e Bujanit dhe nuk e përmend fare rrolin e madh që e ka luajtur Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Ushtria Shqiptare gjatë LANÇ-së me Enver Hoxhën në krye!

Historia e re Kosovës së Lirë dhe të Pavaruar nga Serbia pushtuese, ashtu sikur nuk mund të shkruhet pa luftën legjendare të UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, ngjashëm nuk mund të shkruhet dhe as nuk mund të flitet pa njohjen e rrolit të madh dhe kontributin historik të figurës së Gjeniut të Kuvendit të Kosovës në Prizren, të pavdekshmit Ramiz Cernica!

Ramiz Cernica ishte me Shqipërinë, as nuk ishte me Serbinë e as me Jugisllavinë!

Prishtinë, 20 Korrik 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Luis Diaz te Liverpooli është vënë në…