Azemi denoncon një rast të keqpërdorimit të praktikantëve në ‘Trepçë’

09 maj 2023 | 16:19

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka denoncuar një rast e që sipas tij ka të bëjë me keqpërdorimin e punëtorëve praktikantë në ndërmarrjen publike “Trepça”.

Përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, Azemi është shprehur se një grup praktikantësh më njoftojnë se me datën 20.05.2022 Trepça SH.A ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikant.

“Një grup praktikantësh më njoftojnë se me datën 20.05.2022 ‘Trepça SH.A’ ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikantë. Në bazë të vendimit të nxjerr nga ‘Trepça SH.A’ kjo kompani është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofroi ushqim, transport, dhe uniformën falas .Sipas punëtorëve grupi i parë deri dikund i ka pasur këto kushte, kurse grupi prej 120 jo, nuk kanë transport,nuk kanë ushqim, kanë hyr në muajin e tretë pa ua bërë pagesën prej 100 euro në muaj”, ka thënë Azemi.

Bazuar në dokumentin e publikuar nga Azemi, në konkursin e ndërmarrjes së Trepçës, secili praktikantë do t’i nënshtrohet një testi pas përfundimit të punës praktike.

Nëse ata e kalojnë, atëherë do të pajisen me një certifikatë nga “Trepça”, thuhet më tutje në konkurs.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan dhe Inter do të përballen të mërkurën mbrëma në…