Nesër Interi përballet me Milanin, ky është reagimi i Inzaghit

09 maj 2023 | 16:15

Milan dhe Inter do të përballen të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Do të jetë një sfidë e zjarrtë pasi dy skuadrat nga qyteti i Milanos kërkojnë kalimin në finale. E në prag të këtij takimi, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para mediave, duke vlerësuar maksimalisht Milanin edhe pse tha se në derbi nuk ka asnjë favorit.

“Ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe gjysmëfinalet dhe kualifikueset, na kanë bërë që të gjitha ndeshjet t’i përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Nesër e dimë se është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, është një derbi, është derbi. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për të gjithë ne dhe duam ta trajtojmë atë në mënyrën më të mirë”.

“Do të duhet të përdorim shumë kokën dhe zemrën. Sa për zemrën, nuk kam asnjë dyshim. Duhet të jemi mirë me kokën, do të ketë gracka dhe ngjarje të papritura gjatë ndeshjes, duke e ditur që luajmë në 180 minuta”, tha Inzaghi.

Një pyetje për Inzaghin ishte nëse do ta përsërisin Superkupën e Italisë, ku Interi triumfoi me rezultat 3-0.

“Për sa i përket përqendrimit dhe vendosmërisë në Superkupë, skuadra bëri një lojë të shkëlqyer, e cila ishte një ndeshje e vetme, duhet të jemi mirë këtu për të përsëritur veten në 180”, tha ndër të tjera Inzaghi.

Milan dhe Inter takohen në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve të mërkurën nga ora 21:00 në “San Siro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë përzgjedhur shefat për…