Azilanti sirian rrahet në qendër të qytetit të Mitrovicës

02 janar 2021 | 19:35

Një person është rrahur në sheshin qendror të Mitrovicës, ku si pasojë e plagëve, është dërguar në qendrën emergjente për mjekim.

Mediet lokale po raportojnë se personi është azilant me prejardhje nga Siria, teksa kanë publikuar edhe fotografi pas momentit të rrahjes, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, teksa ka thënë se është arrestuar një person.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë. Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime i cili është dërguar për tretman mjekësor. lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor”, tha Zahiti.

Arsyeja që çoi deri tek rrahja nuk është bërë e ditur nga forcat e rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përditësimet e reja nuk do të mbështeten nga telefonat më…