‘WhatsApp’ do të ndaloj së funksionuari në miliona telefona

02 janar 2021 | 19:34

Përditësimet e reja nuk do të mbështeten nga telefonat më të vjetër.

Një përditësim i ri i WhatsApp do të bllokoj përdorimin e aplikacionit në miliona telefona që nga 1 janari 2021, shkruan “Independent”.

Për një Android apo iPhone më të vjetër, aplikacioni nuk do të mbështetet më, dhe pronari duhet të përditësoj sistemin operues të telefonit ose të blejë një telefon të ri, transmeton lajmi.net.

Çdo telefon që operon në një sistem më të vjetër se iOS 9 ose Andoid 4.0.3, nuk do të mund të qaset në aplikacion më.

Pra modelet e telefonave që vijnë para iPhone 4 nuk do mund të përdorin “WhatsApp” sepse këta aplikacione nuk mund të përditësohen në sistemin iOS 9.

Telefonat Android që do të humbasin qasjen në aplikacion janë gjithashtu Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.

Shumica e përdoruesve të “WhatsApp” nuk do të preken nga ky ndryshim, disa milionë rreth botës do e humbin qasjen.

Si përmbledhje, kjo është lista e telefonave që do të humbin qasjen në aplikacion:

Apple iPhone 1-4
Samsung Galaxy S2
HTC Desire
LG Optimus Black
Motorola Droid Razr
Any Android released before 2010

Kurse këta duhet të përditësojnë sistemin operues:

Apple iPhone 4S
iPhone 5
iPhone 5S
iPhone 6
iPhone 6S
Samsung Galaxy S3 and newer
Samsung Galaxy Note
HTC Sensation
HTC Thunderbolt
LG Lucid
Motorola Droid 4
Sony Xperia Pro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India bëhet shteti i dytë në botë që miraton për…