“Baba”, asamblisti i përjetshëm i LDK-së në Prishtinë

19 tetor 2025 | 13:59

Milazim Vitija, “Baba”, siç e quajnë shokët dhe rrethi familjar, ka fituar mandatin e pestë me radhë në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Vitija ka marrë mbi 1.000 vota dhe është i treti në listën zgjedhore të LDK-së për nga numri i votave.

Asamblisti Vitija, i rizgjedhur, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar. Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje ndaj familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve që për 30 ditë i qëndruan pranë.

Falënderimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës, familje, miq e bashkëpunëtorë,

Me mirënjohje të thellë ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në këto zgjedhje.

Të jem në mesin e tre më të votuarve dhe të rizgjedhem për mandatin e pestë në Kuvendin Komunal të Prishtinës është një nder i madh dhe një përgjegjësi e veçantë për mua.

Ky besim i juaji më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën me përkushtim, transparencë dhe ndershmëri – gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës.

Falënderim i veçantë për familjen time për përkrahjen e pandërprerë, për miqtë që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe për secilin prej jush që më dhatë zërin dhe votën tuaj.

Do të angazhohem që çdo ditë ta përfaqësoj me dinjitet këtë besim, duke kontribuar për një Prishtinë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.

Faleminderit nga zemra!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar 50 për qind e votave me postë në…