Babai i Astrit Deharit: Raporti i ekspertizës nga Zvicra thotë se Astriti është vrarë

24 tetor 2019 | 11:17

Familja Dehari ka pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore në lidhje me vdekjen e djalit të tyre Astrit Dehari.

Babai i Astritit, Avni Dehari, pas pranimit të raportit ka thënë se në bazë të konkluzioneve të këtij raporti thuhet se djali e tij nuk është vetëvrarë por është vrarë.

Dehari ka thënë se në konkluzionet e këtij raporti kërkohet që të hapen hetimet në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Me këtë rast, Avni Dehari ka ftuar institucionet e drejtësisë që ta hetojnë deri në fund këtë rast.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, 26 vjeç, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grand Slami i Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe…