Babai i Khabibit, McGregorit: Për revansh të presim në Moskë

04 tetor 2019 | 23:01

Mesa duket Khabib-McGregor 2 nuk është një ëndërr e parealizueshme. Babai i Khabib Nurmagomedov Abdulmanap ka folur për kanalin rus “Zhivina100” për mundësinë e një përballje të dytë mes birit të tij dhe Conor McGregor në Rusi më 2020.

“Nëse McGregor e do atë ndeshje, atëherë Moska është gati për të. Ai ka thënë një herë se ka më shumë tifozë se Kahbib këtu. Duam ta presim në Moskë, ai është i mirëpritur. Megjithatë, përpara ndeshjes me McGregor duhen larë hesapet me Fergusonin. Ai ka fituar 12 ndeshje radhazi në UFC ashtu si Khabib. Ajo do të jetë një supersfidë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë në UFC. Mendoj se ndaj Fergusonit do të ndeshemi në Madison Square Garden të Nju Jorkut, por nuk do të ndeshemi para marsit”, ka deklaruar babai i Khabibit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…