Baca Rifat Jashari feston sot ditëlindjen

01 dhjetor 13:26

Vëllai i Adem dhe Hamëz Jashari, Rafati sot feston ditëlindje e 74-të, Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar Bacën Rifat për datëlindjen e tij.

“Urime ditëlindja mixhë, shëndet e mbarësi, të paçim gjatë!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Sot ka ditëlindjen më i dashuri dhe më i respektuari ynë, ai që bashkë me balin Adem e babushin Hamëzen na mësuan e edukuan se si duhet punuar e sakrifikuar për Liri e Pavarësi.

Me mixhën Rifat kemi banuar e punuar bashkë edhe në Gjermani, bashkë ishim edhe kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes sonë.

Mixha ishte afër meje në ditët më të vështira të jetës sime, ishin ditë plot dhimbje por edhe krenari. Sikurse shumë vëllezër e motra që na lehtësuan dhimbjen që ne kishim për më të dashurit tonë, që ia falëm lirisë së Kosovës.

Atë kohë kishim mbetur pak në numër por që ishim të gatshëm për Lirinë e Kosovës të gjithë ta japim jetën.

Bashkë me mixhën Rifat, Muratin, Lulin, Bashkimin, Ilirianen,Shqipen, Besarten, Fazliun e Marigonën përjetuam edhe ditët e para të Lirisë së Kosovës, në Prekazin heroik.

Kanë kaluar 22 vite që nga rënia heroike e familjes Jashari, mixha Rifat ende mbetet udhërrëfyesi ynë, i nipave e mbesave, Jasharajve të ri në rrugën tonë të kontributit për shtet e shoqëri.

Urime ditëlindja mixhë, shëndet e mbarësi, të paçim gjatë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas kompetencave që dalin nga ligji për mbeturinat, si dhe…